Pogba humbet udhëtimin në Dubai, del në shëtitje me qenin e tij

Sport January 06, 2019 - 17:47
Paul Pogba është parë duke shëtitur me qenin e tij, derisa bashkëlojtarët e tij janë në një kamp stërvitur në Dubai.

Ylli i Manchester Unitedit do të udhëtojë drejt Dubait në ditët e ardhshme, pasi tani për tani, është duke u rikuperuar nga lëndimi, të cilin e pësoi në ndeshjen ndaj Newcastle.

Madje, Pogba ishte detyruar të mungonte në fitoren, 2-0 të Man Unitedit ndaj Readingut në FA Cup pasi Jonjo Shelvey e lëndoi atë në ndeshjen paraprake, transmeton Zëri.

Dhe ai nuk ishte prezent kur skuadra e Ole Gunnar SOlskjaer fluturoi drejt Dubait për një kamp katër ditor.

Image

Andaj, fituesi i Botërorit e shfrytëzoi këtë mundësi që në mëngjesin e sotëm të dilte në shëtitje me qenin e tij në një park të Mançesterit.

Fred, Rojo, Darmian dhe Romero gjithashtu nuk udhëtuan me skuadrën drejt Dubait shkaku i problemeve me lëndime./Zëri/