Igli Tare e gjuan ''larg topin'', synon yllin e Barçës

Sport January 06, 2019 - 14:51
Malcom, befasisht, refuzoi Romën, por tani mund të transferohet te Lazio në huazim nga Barcelona, raporton Sport.

Anësori kishte arritur marrëveshje për kushtet personale me Giallorossët në verën e kaluar dhe pritej në aeroportin e kryeqytetit.

Por, më pas, ai mori një thirrje nga Barcelona për t'u transferuar nga Bordeaux për 41 milionë euro, transmeton Zëri.

Pas vetëm nëntë paraqitjeve për Blaugranët, tani raportohet se Malcom mund të kalojë te rivali lokal i Romës, Lazio.

E përditshmja spanjolle, Sport, shkruan se drejtori sportiv, Igli Tare dhe presidenti, Lotito e kanë kontaktuar Barcelonën për ta pyetur për huazimin e Malcom.

Image

Kjo do ta lejonte brazilianin ta vazhdojë zhvillimin e tij si lojtar.

Malcom mbushë 22 vite në muajin e ardhshëm dhe aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim në kyçin e këmbës./Zëri/