Gattuso, njeriu i duhur për Milanin

Sport January 06, 2019 - 12:34
Detajet

Andriy Shevchenko i ka bërë thirrje Milanit që të mbajë në krye të ekipit Gennaro Gattuson dhe gjithashtu që ta mbajë sulmuesin Gonzalo Higuain, transmeton zeri.info

“Klubi ka nevojë që të kthehet në Ligën e Kampionëve sepse aty i takon vendi Milanit”, deklaroi Shevchenko.

“Rino është padyshim njeriu i duhur për këtë pinë. Më pëlqen kjo qasje e klubit, me njerëz që kanë ide të qarta dhe nuk dridhen në momentet e vështira. Leonardo dhe Paolo Maldini janë duke punuar me qetësi dhe me kompetencë sepse e njohin këtë klub më shumë se çdokush tjetër”, shtoi ish-futbollisti i kuqezinjve, i cili gjithashtu u shpreh se Milani duhet të besojë te Gonzalo Higuain./Zëri