Publikohet një video që shfaq të birin e Ronaldos duke i shkatërruar kundërshtarët e tij

Sport January 06, 2019 - 09:43
Lajmet e fundit nga sporti

Cristiano Jr. është duke shkuar hapave të babait të tij, pesë herë fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldos, dhe këtë më së miri e dëshmon një video e publikuar së fundmi.

Në videon – me kohëzgjatje tre minuta – Cristiano Jr. shihet duke i turpëruar kundërshtarët e tij gjatë ndeshjeve të ndryshme, shkruan Gazeta Express.

Kjo video u shpërnda Ditën e Krishtlindjes, dhe që prej atëherë është shikuar më shumë se 2.5 milionë herë dhe në fakt është mahnitëse.

Tetë vjeçi i turpëron me lehtësi bashkëmoshatarët e tij, dhe shënon gola si për argëtim. Ai vërtet është djali i babit.