Pas Godinit, Interi e rrëmben edhe Robbenin

Sport January 06, 2019 - 08:22
Lexo detajet

Pas arritjes së marrëveshjes me Diego Godinin, raportohet se Interi i ka siguruar shërbimet e edhe një veterani tjetër, Arjen Robbenit të Bayern Munichut.

Mediat italiane raportojnë se Godin ka arritur marrëveshje parimore për t’iu bashkuar Interit si lojtari i lirë, kur kontrata aktuale me Atletico Madridit t’i skadojë në qershor, transmeton Gazeta Express.

Sipas FCInterNews-it, zikaltrit kanë siguruar edhe një lojtar tjetër veteran me parametra zero.

Robben i mbush 35 vjet këtë muaj dhe kontrata aktuale me Bayernin i skadon në qershor, prandaj pritet t’i bashkohet gjigantit italian si lojtar i lirë.    

Holandezi është pjesë e kampionit gjerman që prej vitit 2009, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Real Madridin dhe Chelsean.

Në fakt, sipas mediumit italian, ka qenë Robben ai që i është vetëofruar Interit dhe jo e kundërta.