Talenti i PSG kalon tek Celtic

Sport January 06, 2019 - 08:04
Lajmet e fundit nga sporti

Një nga lojtarët që po konsiderohet si më premtuesi në fazën e sulmit ka kaluar nga PSG tek Celtic.

Timothy Weah ka konfirmuar se do të largohet nga PSG për t’iu bashkuar skuadrës skoceze, në formë huazimi.

Këtë gjë lojtari e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i ShBA-ve do të bashkohet me skuadrën e re gjatë pauzës dimërore, në Dubai.

Celtic dhe PSG edhe më herët kanë shkëmbyer lojtarë, kujtojmë rastin e Odsonne Edouard i cili poashtu kaloi nga Parisi për në Celtic, sezonin e kaluar.