Dortmund i jep një 'shuplakë' Paris Saint Germain

Sport January 05, 2019 - 19:38
Lajmet e fundit nga sporti

Borussia Dortmund i ka dhënë një “shuplakë” PSG, kur jemi në afatin kalimtar dimëror.

PSG kanë kërkuar me ngulm për një kohë të gjatë mesfushorin e Dortmund, Julian Weigl.

Por, sipas “Bild”, trajneri i skuadrës “verdh e zi”, Lucien Favre është kundër një ribashkimi të Weigl me ish trajnerin e tij Tuchel, tek Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.

Mesfushori defensiv thuhet se dëshiron largimin pasi ka mbetur si zgjedhje e dytë pas afrimit të Axel Witsel në skuadër.

PSG e pëlqen shumë mesfushorin dhe ai do të ishte një mbulim i mirë për largimin e Adrien Rabiot.

Dortmund nuk ka pranuar të diskutohet për Weigl në asnjë mënyrë, duke vështirësuar planet e Tuchel.