E pabesueshme: Këtij ekipi i ishte ofruar Ronaldo para Juventusit

Sport January 03, 2019 - 18:30
Detajet

Portugezi kishte theksuar më parë që nëse largohet nga Real Madridi shkon vetëm në Juventus, por agjenti duket se ka kërkuar edhe opsione tjera.

Cristiano Ronaldo i është ofruar edhe Napolit para se të kalojë për më shumë se 100 milionë euro në Juventus, ka thënë drejtori sportiv i klubit të Serie A, Cristiano Giuntoli.

Me të parë që portugezi ëqshtë duke kërkuar një sfidë të re, agjenti i tij ishte ngarkuar që ai të gjëj një blerës potencial.

Me Jorge Mendes që më parë ka bërë biznes me Napolin, ishte njëra prej portave të tij të para që ai kishte telefonuar.

Ronaldo kishte thënë në disa raste që Juve ishin gjithmonë një opsion i tij i preferueshëm kur filloi të nxitë largimin e tij nga Real Madridin.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, megjithatë, mund të kishte përfunduar në një destinacion tjetër italiane pasi që shifrat për një marrëveshje që nuk obligon njërën palë ishin në tavolinë, shkruan Express.

“Ne (Napoli), ka marrëdhënie të mira me Jorgen prej që rinovuam kontratën me Ghoulam dhe ne shpesh flasim me të”, ka thënë Giuntoli për Sky Sports Italia.

“Isha me De Laurentiis (presidentin e Napolit) kur ai e bëri këtë ofertë për ne”.

“Ne ishim të qetë dhe duke u futur në detale të operacionit ne kuptuam që nuk mund të ja delnim që ta merrnim atë”.

Me tërheqjen e Napolit, dera ju hap Juves për ta bërë lëvizjen e tyre.

Ata ishin në gjendje që ta kompletonin këtë marrëveshje, me kampionët në fuqi të Serie A të cilët kanë asetet për të bërë transfere të këtilla.

“Tërë kjo ndodhi shumë shpejt. Ishte një transfer historik dhe ne duhet të falënderojmë presidentin e Real Madridit që na shiti këtë lojtar që nuk ishte e lehtë”, ka thënë drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, gjatë një konference për gazetarë në Dubai.

“Kontakti i parë ishte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Jorge Mendes na tha që Cristiano Ronaldo do të dëshironte të nënshkruante me Juventusin.

“Mendova që ishte humor, pastaj ne u takuam për të diskutuar për Cancelon dhe ai solli temën e Ronaldos përsëri në tavolinë. Në këtë pikë, e kuptova që ne mund të provonim dhe shkova për të biseduar me Agnellin (President i Juventusit)”.

“Nuk ishte e lehtë, por ai ishte pozitiv nga një pike vështrim taktik, si dhe motivimin e lojtarë i cili dëshironte që të na sillte më shumë për brendin tonë”.

“Pas disa orëve, ai me telefonoj dhe me tha që të vazhdoj të përpiqem”.

Parativi shtoi që reagimi i Massimiliano Allegrit kur ishte informuar për transferin e Ronaldos ishte një gjë që klubi duhet ta merr në konsideratë. “Kur i thashë trajnerit ai ishte shumë i lumtur, ai dukej trajner me fat”.

“Allegri bisedoj për këtë edhe me drejtorët financiar, ne i shikuam numrat dhe vendosëm pasi që ishte një gjë që mund ta bënim”.