Megjithatë, ''gardiani'' qëndron

Sport January 03, 2019 - 17:16
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas e ka rinovuar kontratën e tij me klubin edhe për një vit, duke bërë që kontrata e tij të skadojë në qershor të vitit 2021.

''Gardiani'' nga Kosta Rika nuk është zgjedhja e parë e madrilenëve që prej ardhjes së Thibaut Courtois, dhe që prej emërimit të Santiago Solarit si trajner, minutazhi i tij ka qenë i kufizuar.

LaSexta e ka konfirmuar lajmin dhe tashmë kjo e re nga kampi madrilen është konfirmuar edhe nga MARCA, transmeton Zëri.

Navas ka nënshkruar kontratë disa javë më parë dhe ai do të fitojë pesë milionë euro neto për sezon - teksa, bisedimet kanë filluar që prej përgatitjeve para-sezonale në Amerikë verën e kaluar.

Gjithashtu, është konfirmuar se 32-vjeçari nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit, pra këtë muaj.

Edhe pse situata e tij nuk është perfekte tani, Navas dhe familja e tij janë përshtatur mjaft mirë në qytetin e Madridit./Zëri/