Sarri nuk e dinte për transferimin e Pulisicit

Sport January 03, 2019 - 12:12
Detajet

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri e ka pranuar se nuk kishte informata për transferimin e Christian Pulisicit, transmeton zeri.info

Klubi londinez e zyrtarizoi të mërkurën transferimin e amerikanit nga Borussia Dortmundi për 64 milionë euro.

“Nuk dija asgjë për Pulisicin. Ata më pyetën për mendimin tim para një muaji”, deklaroi Sarri, i cili u shpreh se nuk përfshihet në transferimet e klubit.

“Unë nuk jam përgjegjës për afatin kalimtar, kështu që duhet të merrem me ndeshjet e mia dhe të luaj çdo tre ditë. Unë vetëm mund t’i them klubit mendimin tim”, u shpreh strategu italian, i cili e mori drejtimin e Chelseat në verën e vitit të kaluar./Zëri