Milani mendon për Sensin

Sport January 03, 2019 - 10:54
Detajet

Milani është duke shprehur interesim për mesfushorin e Sassuolos, Stefano Sensin, transmeton zeri.info

Me Cesc Fabregasin që pritet t’i bashkohet Monacos, Milani ka kthyer sytë kah Sensi për të përforcuar mesfushën.

Gjiganti italian kishte menduar për transferimin e Fabregasit nga Chelsea në janar, por siç duket se ai e ka zgjedhur klubin francez.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtori teknik i Milanit, Leonardo ka kthyer vëmendjen kah Sensi, duke diskutuar për një huazim me të drejtë blerjeje.

Kuqezinjtë nuk mund të shpenzojnë para të majme gjatë janarit për shkak të “Fair-Play”-t financiar, kështu që do të pranonin edhe që të dërgonin në huazim te Sassuolo portierin e ri Alessandro Plizzari./Zëri