Ja cili është klubi me grupin më të mirë të tifozëve

Sport January 02, 2019 - 15:45
Detajet

Çdo klub ka grupin e tifozëve të vet dhe krenohet me të, por klubi Galatasaryt, sipas një sondazhi të kryer nga "Sport Buble", është zgjedhur si klubi më i mirë për sa i përket atmosferës së stadiumit që dhurojnë tifozët, shkruan Albeu.com.

Stadiumi i Galatasarayt,"Turk Telekom", është shpesh herë i mbushur me fishekzjarrë dhe bomba tymi në tribunat e stadiumit, gjatë ndeshjeve derbi ndaj Besiktasit dhe Fenerbaches.

Ndërkohë sipas sondazhit pas skuadrës turke vinin ekipet tjera si Borusia Dortmund, me 21% të votave po aq sa edhe Liverpooli dhe skuadra skoceze e Celtic e cila renditej në vendin e 4 me 10% të votave.