Zyrtare: Chelsea transferon Pulisicin

Sport January 02, 2019 - 12:27
Detajet

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Christian Pulisicit nga Borussia Dortmundi, transmeton zeri.info

Klubi londinez do të paguajë plot 64 milionë euro për nënshkrimin e reprezentuesit amerikan, i cili do t’i bashkohet klubit anglez në verën e ardhshme, ndërkohë që pjesën tjetër të këtij edicioni do të qëndrojë si i huazuar te Dortmundi.

Reprezentuesi amerikan ka shkëlqyer që prej transferimit të tij në Gjermani, duke bërë plot 115 paraqitje me ekipin e parë dhe duke realizuar 15 gola dhe 24 asistime.

“Ëndrra e Christianit ka qenë gjithmonë që të luajë në Premierligë. Kjo sigurisht që ka të bëj me prejardhjen e tij amerikane dhe si rezultat i kësaj ne nuk kishim mundësi që t;ia vazhdonim kontratë”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc./Zëri