Fabregas drejt Monacos

Sport January 02, 2019 - 13:51
Detajet

Monaco është afër që të arrijë marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit Cesc Fabregas, transmeton zeri.info

E përditshmja franceze “L’Equipe” raporton se spanjolli ka arritur marrëveshje për dy vjet e gjysmë me francezët, që tashmë duhet vetëm që të merren vesh me Chelsean.

Raportohet se marrëveshja mes klubit dhe lojtarit është arritur falë marrëdhënieve të mira të Fabregasit me ish-bashkëlojtarin e tij Thierry Henry, që është trajner i Monacos.

31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në qershor të këtij viti, derisa interesim për shërbimet e mesfushorit ka shprehur edhe Milani.

Fabregas është pjesë e londinezëve që prej vitit 2014, kur ishte transferuar nga Barcelona./Zëri