Skandali i 2018-shit

Sport December 31, 2018 - 20:20
Lajmet e fundit nga sporti

Edhe viti i 2018 ka prodhuar skandale të ndryshme në sportin kosovar. Por asnjëri nuk ishte më i madh sesa ai që kishte të bëjë me biletat për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan gazeta "Zëri".

Derisa Federata e Futbollit e Kosovës u tregua amatore në menaxhimin shitjes së biletave në shprehje erdhi tregu i zi, ku biletat shiteshin me çmime të stërfryera.

Ndërsa në pikat e shitjes zyrtare krijoheshin kolona të gjata dhe ka pasur raste kur qytetarët janë alivanosur nga gazi lotsjellës i përdorur nga Policia, e cila ishte e detyruar të ndërhyjë. Fenomeni përsëritej në vazhdimësi./ZERI

Image