Liverpool 5:1 Arsenal, notat e lojtarëve

Sport December 29, 2018 - 20:41
Kështu u vlerësuan Xhaka, Mustafi e Shaqiri

Liverpool e ka mbyllur për mrekulli vitin 2018, duke e mposhtur skuadrën e Arsenal.

Lojtarët e Jurgen Klopp ishin të jashtëzakonshëm, gjë që tregon edhe rezultati përfundimtar 5:1.

Golat për Liverpool në këtë takim u realizuan nga Roberto Firmino (3x), Sadio Mane dhe Mohamed Salah, shkruan lajmi.net.

Për mysafirët e Londrës ishte Maitland Niles i cili realizoi golin e vetëm, e që ishte i pari i takimit.

Më poshtë mund t’i shihni notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas “WhoScored”.