Befasia e vitit

Sport December 29, 2018 - 10:27
Lexo tjera detaje

Befasia më e madhe e vitit 2018 pa dyshim se ishte largimi i Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit. Menjëherë pas triumfit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve ylli portugez paralajmëroi largimin e mundshëm nga “Santiago Bernabue”, duke befasuar të gjithë botën e futbollit, shkruan Gazeta "Zëri".

Menjëherë pas kësaj deklarate filluan edhe thashethemet e ndryshme për portugezin, i cili vetëm në muajin korrik e zyrtarizoi kalimin e tij te Juventusi. Klubi italian pagoi plot 112 milionë euro për shërbimet e ish-sulmuesit të Manchester Unitedit.

33-vjeçari u largua nga kryeqyteti spanjoll pas nëntë vjetëve të kaluara, në të cilat fitoi çdo titull të mundshëm, derisa gjatë kësaj periudhe kishte realizuar 450 gola dhe 131 asistime në 438 paraqitje me fanellën e madrilenëve.