Interi në mënyrë dramatike e mposht Napolin në 'Meazza'

Sport December 26, 2018 - 22:42
Lexo Detajet

Interi e ka mundur në minutat e fundit Napolin duke siguruar tri pikë që e lënë atë në vendin e tretë. Goli i Lautaro Martinezit në minutën e parë shtesë të takimit ia jep tri pikë të mëdha skuadrës së Luciano Spallettit. Gjatë ndeshjes u ndëshkuan më të kuq edhe dy lojtarë të Napolit

Interit i ka takuar derbi i Italisë për xhiron e 18 pasi që ka mposhtur Napolin me rezultat të ngushtë 1-0.

Kjo ishte një ndeshje monotone, shumë e mbyllur por që në fund fitorja i takoi Interit.

Pjesa e parë ishte e dominuar për Interin të cilët patën një mundësi të mirë për të shënuar me Icardin në minutën e 42-të te ndeshjes por nga vija e portës topin e largoi Koulibali.

Para këtij rasti Icardi kishte goditur shtyllën që në minutën e parë të ndeshjes, për të cilën gjë mund të themi se ishte i pafat sonte.

Në pjesën e dyët pati një ringjallje të Napolit deri në minutën e 81-të kur Koulibali ndëshkohet me karton të kuq.

E derisa mendohej që ndeshja do të përfundonte pa fitues, kështu nuk mendoi Lautaro Martinez që shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë, një gol që i dha fitoren skuadrës vendase.

Pas golin, Insigne është ndëshkuar me të kuq, derisa në minutën e 89-të ishte Asamoah që shpëtoi gol të sigurt pasi që topi vetëm kishte kaluar Handanovicin.

Me këtë fitore, Interi vazhdon të jetë në vendin e tretë më 36 pikë, pesë më pak se Napoli që ka 41, dhe pesë pikë para Lazios që gjendet në vendin e 4.

Napoli kështu humbet shansen që ti ofrohet Juventusit për titullin e Serie A, derisa tani kanë 9 pikë më pak se ata që gjenden në vendin e parë më 50 pikë.