Kërcënohen bashkëshortja dhe e bija e Nainggolanit

Sport December 26, 2018 - 12:17
Detajet

Claudia Lai, bashkëshortja e mesfushorit të Interit, Radja Nainggolanit, ka pohuar se ajo dhe e bija e saj kanë qenë cak i kërcënimeve të ndyra në rrjetet sociale.

Pezullimi dhe audio-mesazhet e dyshuara të mesfushorit belg, të publikuar së fundmi gjoja se ai dëshiron të kthehet në Romë, kanë bërë që aksionet e Interit të bien, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Claudia Lai ka reaguar në Instagram duke thënë se ka marrë kërcënime pas gjithë kësaj.

“Më lejoni t’jua them vetëm një gjë, duke marrë parasysh të gjitha kërcënimet dhe ofendimet që më janë bërë në profilin tim, unë jam Claudia dhe lexoj çdo gjë që më shkruani, askush tjetër. Kërcënimet ndaj bijës sime dhe meje, janë tjetër të shpifura”, shkroi ajo.