Hysaj – Chelsea, ky është lajmi i fundit

Sport December 25, 2018 - 15:58
Detajet

Chelsea ka kohë që ndjek me vemëndje situatën e Elseid Hysaj aq sa shumë media e kanë bërë fakt të kryer largimin e tij nga Napoli për t'iu bashkuar Sarrit në Londër, shkruan Albeu.com.

Së fundmi në skuadrën napolitane ka rinivuar mbrojtësi Kalidou Koulibaly, ndërkohë që rinovimi për të tjetër nuk është e nevojshme, njofton “Gazzetta dello Sport”.

E njëjta gazetë shkruan se mes futbollistëve të cilët nuk do të rinovojnë kontratën këtë janar, përfshihet edhe Hysaj.

Mbrojtësi shkodran ka një kontratë me klubin napolitan deri në verën e vitit 2021.

Duke parë edhe interesimin e klubeve të ndryshme dhe situatën në të cilën Hysaj ndodhet, drejtuesit e Napolit po i lënë kohë mbrojtësit që të qartësohet me veten sa i përket të ardhmes së tij.

Me hapjen e merkatos së janarit, Hysaj pritet që të largohet nga Napoli, duke qenë se ka humbur vendin e titullarit dhe nuk po arrin të tregojë vlerat e tij reale.