Drejtori sportiv i Juves zbulon prapaskenat e transferimit të Ronaldos

Sport December 24, 2018 - 14:22
Detajet

Fabio Paratici ka zbuluar disa prej prapaskenave të transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi. Drejtori sportiv i gjigantit italian thotë se nënshkrimi me yllin portugez ishte i thjeshtë sepse ishte dëshira e tij që të transferohej te klubi torinez, transmeton zeri.info

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka zbuluar disa nga detajet e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi. Paratici thotë se nënshkrimi me Ronaldon ishte mjaft i thjeshtë sepse klubi nuk pati nevojë që ta bindë atë.

Reprezentuesi portugez iu bashkua gjigantit italian në një marrëveshje që e befasoi të gjithë botën e futbollit në afatin kalimtar të verës, kur torinezët paguan 110 milionë euro.

Kur ishin bërë raportimet e para se bardhezinjtë ishin vënë pas yllit portugez, kishte pasur skepticizëm të madh, por në fakt transferimi i Ronaldos ishte mjaft i thjeshtë, transmeton zeri.info

“Me Cristianon ishte mjaft e thjeshtë sepse ai tashmë ai e kishte pasur idenë në kokë që të vinte te Juventusi. Nuk kishte ndonjë nevojë që ta bindnim atë. Mendoj se ai vendosi rreth datës 25 maj, pas finales së Ligës së Kampionëve. Ai tha, ‘nëse interesohet Juve, atëherë unë dua vetëm Juven’. Kur ne u takuam me (Jorge) Mendesin për të folur për Joao Cancelon, ai më tha ‘nuk do ta besosh këtë, por Cristiano dëshiron të vijë te Juventusi’. Unë iu përgjigja, ‘nuk është se nuk të besoj, por duket e vështirë që të rregullojmë gjithçka’”, deklaroi Paratici.

“Presidenti (Andrea) Agnelli është shumë i pranishëm në ditët tona sepse ai është gjithmonë me ne ose është lehtë i kapshëm, kështu që ne takohemi lehtësisht. Ne bëjmë planifikime, por kjo nuk ishte një gjë të cilën e kishim planifikuar. Unë i thashë atij, ‘mund të ekzistojë një mundësi, por është e rëndësishme që ti të më dëgjosh deri në fund’. Kur shfaqeni në zyrën e tij dhe i thoni se duhet ta blejë Cristiano Ronaldon, ishte një lajm i madh sportiv, por pastaj është edhe pala tjetër. Sidoqoftë, ai më kuptoi menjëherë dhe unë e kuptova që ai tashmë ishte duke menduar mes rreshtave. Kur u largova nga zyra e tij, unë mendova që mund të arrinim marrëveshje. Agnelli më tha ‘më jep një ose dy ditë që ta mendoj këtë’, por ai më telefonoi pas vetëm tre orësh. Për të përgatitur gjithçka ne morëm një qira një vilë në liqenin Maggiore për një ditë të tërë, me të gjithë përfaqësuesit e Juventusit dhe të lojtarit”, përfundoi ai./Zëri