Keita: Interi duhet të më blejë

Sport December 24, 2018 - 11:37
Detajet

Keita Balde thotë se tifozët e Interit ende nuk e kanë parë më të mirën nga ai, derisa i ka bërë thirrje klubit italian që ta blejë në fund të këtij edicioni, transmeton zeri.info

Reprezentuesi senegalez momentalisht është i huazuar nga Monaco te italianët, të cilët e kanë të drejtën e blerjes së lojtarit për rreth 30 milionë euro në fund të edicionit.

“Ju ende nuk e keni parë më të mirën nga unë, le të themi se jam te 60-70% tani. Interi duhet të nënshkruajë me mua plotësisht sepse do të arrinte një ujdi të mirë. Unë jam entuziast aq sa presidenti dhe unë dua ta ndihmoj ekipin që të zhvillohet”, deklaroi Balde, i cili ka realizuar 3 gola dhe 2 asistime në 20 ndeshje këtë edicion./Zëri