Rodriguez flet për të ardhmen

Sport December 21, 2018 - 11:08
Detajet

James Rodriguez thotë se është duke menduar vetëm për Bayern Munichunn, derisa ylli kolumbian ka mohuar se ka marrëdhënie jo të mirë me trajnerin Niko Kovac.

Mesfushori së fundmi është raportuar se dëshiron të kthehet te Real Madridi, por ka refuzuar që të flasë për të ardhmen.

James ishte huazuar për dy vite nga Real Madridi te bavarezët në vitin 2017.

“E tashmja ime është me Bayern Munichun. Unë kam kontratë me ta deri në qershor. Ndihem mirë këtu. Në qershor do të shohim se çfarë do të ndodhë, por momentalisht un jam duke menduar vetëm për Bayernin”, deklaroi Rodriguez.

“Bayerni ka një skuadër të mirë dhe nuk ka asnjë problem me Kovacin”, shtoi ai./Zëri