Prishtina sjell risi sonte, ‘Cheerleaders’ edhe në Kosovë!

Sport December 19, 2018 - 15:26
Detajet

Z Mobile Prishtina do të luajë sonte në FIBA Europe Cupe ndaj ekipit Szolnoki Olaj, shkruan Zeri.info.

Dhe, Bardhekaltrit do ta sjellin sonte një risi, të cilën e kanë zbuluar përmes rrjeteve sociale.

“Adhurues të basketbollit, sonte ju pret edhe një risi në Arenën e Kampionëve, që deri më tash nuk është parë asnjëherë. Për herë të parë në Arenën e Kampioneve paraqiten super vashat e Jumping fitness, Gett Fit duke u bërë Cheerleaders për publikun Prishtinas. Vashat e Prishtinës sonte do të përkujdesen për atmosferën brenda parketit, dhe arsyer për të munguar nuk ka. Mos e lëshoni këtë moment”, shkruan klubi më i madh kosovar. /Zëri/