Barcelona kërkon Rabiotin

Sport December 19, 2018 - 12:20
Detajet

Barcelona do të provojë që të nënshkruajë me mesfushorin e Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi ka kontratë me parisienët deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe e ardhmja e tij është vënë në dyshim.

Gjiganti francez dëshiron t’ia rinovojë kontratën Rabiotit, por ky i fundit ende nuk e ka ndarë mendjen. 

Barcelona provoi që të nënshkruante me francezin edhe gjatë verës, por Paris Saint-Germaini nuk e lejoi largimin tij. Interesim për Rabiotin ka shprehur edhe Milani. 

Reprezentuesi francez është pjesë e klubit parisien prej vitit 2013, kur u transferua nga Toulouse, derisa ka luajtur 227 ndeshje dhe ka realizuar 24 gola dhe 17 asistime me kryeqytetasit./Zëri