Ky është trajneri i ri i Manchester Unitedit

Sport December 19, 2018 - 10:27
Detajet

Manchester United e ka emëruar ish-sulmuesin Ole Gunnar Solskjaer si trajner të përkohshëm të ekipit, transmeton zeri.info

Norvegjezi, i cili do ta zëvendësojë të shkarkuarin Jose Mourinho, do ta drejtojë klubin anglez deri në fund të edicionit 2018/2019, ka njoftuar Manchester Unitedi në uebfaqen e saj zyrtare.

“Manchester United është në zemrën time dhe është brilante që kthehem në këtë rol. Mezi po pres që të punoj me skuadrën shumë të talentuar që kemi, me stafin dhe çdokënd tjetër në klub”, ka deklaruar Solskjaer.

Ish-reprezentuesi danez kishte luajtur te Manchester Unitedi gjatë periudhës 1996-2007 dhe kishte realizuar 126 gola në 366 paraqitje./Zëri

Image