Momenti i përqafimit të Guardiolës me Muricin që nuk është parë

Sport December 19, 2018 - 08:28
Lexo detajet!

Portieri i Kosovës, Arijanet Murici, ka pritur dy penallti mbrëmë për ta dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë.

Koha e rregullt në ndeshjen Leicester City – Manchester City përfundoi 1-1 dhe gjysmëfinalisti u desh të mësohej nga penalltitë, aty ku shkëlqeu Murici.

City triumfoi 3-1 me penallti, realizuan Gundogan, Gabriel Jesus dhe Zianchenko, derisa dështoi Sterlingu.

Për Leicesterin, Fuchs e dërgoi topin jashtë portës, ndërsa Murici priti goditjet e Maddisonit dhe Soyuncus për ta dërguar Man Cityn në gjysmëfinale.

Natyrisht, kjo e gëzoi Guardiolën në veçanti që përqafoi portierin 20-vjeçar pas takimit. /Insporti

Image