Llapi ndahet me Shotanin, ja kush pritet të bëhet trajner

Sport December 18, 2018 - 21:34
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Llapi është ndarë me trajnerin Bekim Shotani, me të cilin e kishte zëvendësuar Bylbyl Sokolin, raporton Zëri.

Lajmin e ka konfirmuar klubi llapjan, i cili ka mbetur pa trajner, të cilës pozitë mund t’i kthehet Tahir Batatina edhe pse kjo mundësi nuk përmendet në njoftimin e Llapit, ku thuhet:

“FALEMINDERIT BEKIM SHOTANI!

Me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit Bekim Shotani të cilit i ka skaduar kontrata me mbylljen e sezonit vjeshtor është mbyllur bashkëpunimi mes dy palëve me pëlqimin edhe të Kryetrajnerit për arsyeje familjare.

Kryesia e KF Llapit, Kryetari i klubit, Beqir Batatina dhe Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina falenderojnë Bekim Shotanin për kontibutin e dhënë dhe për punën profesionale si Kryetrajner i skuadrës së Llapit.

Për të gjitha informatat tjera në lidhje me transferimet dhe zyrtarizimet  e reja do njoftoheni me kohë.