Prishtina, e motivuar për fitore në FIBA Europe Cup

Sport December 18, 2018 - 13:32
Detajet

Z Mobile Prishtina të mërkurën do ta ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të shumëfishtë Hungarez Szolnoki Olaj.

Prishtina që tashmë luan në raundin e dytë të kësaj gare të madhe ndërkombëtare në ndeshjen e parë humbi në Gjermani dhe tashmë është pikërisht momenti i duhur për t’u kthyer me një fitore eventuale ndaj ekipit Hungarez.

‘Plisat’ kanë premtuar atmosferë sikur asnjëherë më parë në këtë vit dhe salla pritet të jetë plot e përplot me tifozë në mbeshtetje të Prishtinës e cila pritet të luftojë deri në momentet e fundit edhe në raundin e dytë.

Ndeshja luhet të mërkuren në ora 19:00 në Prishtinë. /Zëri/