Ylli i përfaqësueses së Kosovës buzë transferimit në Suedi

Sport December 18, 2018 - 11:15
Detajet

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, do të transferohet në kampionatin elitar të Suedisë, me Malmon dhe Norrkoepingun që tashmë kanë shfaqur interesim për të.

Mediat në Shqipëri raportuan dje se Skënderbeu ka arritur marrëveshje me një skuadër suedeze, duke mos e bërë të ditur emrin e klubit, transmeton Gazeta Express.

Nga shitja e Alitit, siç shkruan "Telesport", Skënderbeu pritet të përfitojë 500 mijë euro. Për Alitin interesim kanë shprehur skuadra kampione e Suedisë AIK-ut, Malmo dhe Norrkoepingu.

Aliti 25-vjeçar me Skënderbeun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai më herët karrierë ka bërë tek Old Boys, Luzerni, Sheriff Tiraspol dhe Slaven Belupo.

Image