Ronaldo e deshi Juven qysh në janar

Sport December 18, 2018 - 10:49
Detajet

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi në drejtim të Juventusit në korrik, por menaxheri i sulmuesit, Jorge Menges thotë se portugezi e kishte dashur transferimin te klubi torinez qysh në janar, transmeton zeri.info

Ylli portugez befasoi të gjithë gjatë verës kur nënshkroi me gjigantin italian, që pagoi 112 milionë euro për shërbimet e tij.

“Ai është lojtari më i mirë në historinë e kësaj loje, kështu që shumë ekipe e duan atë”, deklaroi Mendes.

“Sidoqoftë, Juve ka shumë merita që e realizoi marrëveshjen. Cristiano më kishte thënë qysh në janar se donte t’i bashkohej bardhezinjve. Në atë kohë, unë nuk mendoja që marrëveshja do të ishte e mundshme, por siç duket unë isha gabim”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri