Prekazi: Duhet t’i promovojmë lojtarët e ligës sonë

Sport December 17, 2018 - 18:37
Detajet

Rafet Prekazi është i ftuar në emisionin 90plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV, transmeton zeri.info

Trajneri i Kosovës U-21 ka thënë se në ekipin e tij gjithmonë do të ketë lojtarë që luajnë në ligën e Kosovës.

“Nuk lejoj që të mos kem lojtarë nga vendi ku jam. Për shkak se duhet t’i promovojmë lojtarët”, deklaroi Prekazi.

“Për momentin janë nja gjashtë lojtarë të Kosovës që do të jenë në ekip”, shtoi trajneri i njohur..

“Promovimi i lojtarëve të Kosovës, për mua është numër një”, ka thënë ai.