Karikatura e ‘çmendur’ e ditës, Shaqiri shkatërron autobusin e Mourinhos!

Sport December 17, 2018 - 17:29
Detajet

Xherdan Shaqiri është bërë sensacion botëror, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar shënoi dy gola në fitoren e Liverpoolit me rezultat 3:1 ndaj Manchester Unitedit mbrëmë.

Dhe, portali i njohur Goal.com e ka realizuar një karikaturë, ku shihet futbollisti nga Zhegra e Gjilanit duke e thyer “autobusin” e Jose Mourinhos në ndeshjen e zhvilluar në “Anfield Road”.

Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe atij i mjaftuan 20 minuta për ta mposhtur Unitedin dhe për t’ia rrezikuar karrigen trajnerit italian. /Zëri/

Image