Liridon Krasniqi mund ta vazhdojë karrierën në këtë shtet!

Sport December 17, 2018 - 17:18
Detajet

Liridon Krasniqi mund të bëhet shpejt me ekip të ri, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar është ndarë së fundmi nga ekipi i deritashëm Kedah FA, nga Malajzia, ndërsa momentalisht është pa klub.

Sipas medieve malajziase, mesfushori luftarak mund t’i bashkohet klubit indonezian Persija nga Xhakarta.

Krasniqi është njëri nga lojtarët e huaj më të preferuar të klubit nga League 1 e Xhakartës për vitin 2019, ndërsa u largua nga Kedah në fund të sezonit 2018.

Krasniqi ishte lojtari më i mirë i vitit 2017 në Malajzi, derisa interesimi për të është shtuar kohëve të fundit.

26-vjeçari së fundmi ka postuar fotografi në “Instastory” duke konfirmuar se momentalisht gjendet në Indonezi në pritje të nënshkrimit të kontratës me klubin e ri.

Mirëpo Persija duhet të garojë me fituesin e kupës së Malajzisë, Perak FA, i cili raportohet se po ashtu është në kërkim të futbollistit nga Kosova.

Krasniqi kishte luajtur në të kaluarën në Kosovë dhe në Shqipëri, por kulmin e karrierës e arriti në kontinentin aziatik, respektivisht në Malajzi. /Zëri/