Kur studentët bëjnë ndryshimin: Ky ishte kosovari i parë që luajti te Shqipëria!

Sport December 17, 2018 - 12:11
Detajet

Shqipëria është vërshuar nga vala studentore tashmë e dy javë më radhë, teksa studentët e universitetit shqiptar po kërkojnë reforma pranë kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Gjatë këtyre protestave studentët kanë përdorur parulla mjaft interesante që lidhen gjithashtu me sportin, ndërkohë që këtë herë kanë zgjedhur historinë e ish-gardianit të kombëtares shqiptare Arjan Beqaj për të kërkuar ndryshime, shkruan Gazetasheshi.com.

Image

Beqaj i cili vite më parë shkonte për tu studiuar në Tiranë, kishte pranuar me kënaqësi të mbronte portën e kuqezinjëve, duke u bërë kosovari i parë i cili luan për kombëtaren shqiptare.

Pas përvojës te Liria në vendlindje, në kryeqytet i bashkohet skuadrës së Partizanit.

Me kalimin e viteve, Arjan Beqaj u bë nga portierët më të mirë shqiptarë duke luajtur për shumë vite jashtë vendit, si protagonist edhe në Champions League.

Falë tij, Shqipëria e futbollit, nga përfaqësuese u kthye në kombëtare, duke u bërë shqiptari i parë nga Kosova që grumbullohej mes lojtarëve më të mirë.

Portën kuqezi, Beqaj e mbrojti në 43 ndeshje…