Unitedi s’do të përmirësohet me Mourinhon

Sport December 17, 2018 - 11:44
Detajet

Ish-sulmuesi anglez, Michael Owen thotë se ndryshimi te Manchester Unitedi do të vijë vetëm me një ndryshim të mundshëm të trajnerit, transmeton zeri.info

Ish-futbollisti i “djajve të kuq” u shpreh se Manchester Unitedi thjesht nuk mund të bëjë paraqitje të mira nën urdhrat e Jose Mourinhos.

“Unë nuk shoh ndonjë ndryshim. Sinqerisht nuk e shoh”, deklaroi Owen, i cili gjithashtu u shpreh se lojtarët mund të paraqiten edhe më mirë.

“Unë nuk e shoh ndonjë mënyrë se si ata mund të përmirësohen. Derisa diçka të ndryshohet, unë nuk mendoj se ata mund të përmirësohen”, shtoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Real Madridit./Zëri