Shikojeni reagimin e Fergusonit në humbjen e Unitedit nga Liverpooli

Sport December 17, 2018 - 10:03
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi është mposhtu dje në “Anfield” nga Liverpooli me rezultatin 3-1 në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Xherdan Shaqiri ishte protagonisti i ndeshjes duke shënuar dy gola pas inkuadrimit të tij në lojë në minutën e 70’, dhe pastaj duke i dhuruar skuadrës së tij fitore të madhe ndaj rivalit të përbetuar, shkruan Gazeta Express.

Legjenda e Unitedit, Alex Ferguson ishte i pranishëm në stadium dhe aspak i kënaqur me atë që pa te ish-skuadra e tij ku shihet në këtë video duke luhatur kokën nga dëshpërimi.

Ish-trajneri i “Djajve të Kuq” kishte marrë një sugjerim ditë më parë nga mjekët që të mos i shikojë ndeshjet e Unitedit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë.