Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë ndeshjet më të forta

Sport December 17, 2018 - 08:47
Sot do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve.

Tashmë janë mësuar 16 skuadrat që kanë kaluar fazën e grupeve, ndërsa sot ato do ta mësojnë kundërshtarin e tyre.

Duke filluar nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona, Bayern München, Borussia Dortmund, Juventus, Manchester City, Paris Saint-Germain , Porto, Real Madrid, janë fituesit e grupit.

Ajax, Atlético Madrid, Liverpool, Lyon, Manchester United, Roma, Schalke, Tottenham Hotspur, janë skuadrat që u kualifikuan nga vendi i dytë.

Kujtojmë se në këtë xhiro, skuadrat nga e njëjta ligë nuk mund të përballen mes vete, ndërsa ndeshjet do të startojnë më 12 shkurt.