Shaqiri lajmërohet edhe në 'Instagram'

Sport December 16, 2018 - 23:11
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli sot arriti ta mposhtë Manchester United 3-1 në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Pas dy super golave me Liverpoolin ndaj Manchester Unitedit, Shaqiri më në fund ka reaguar në rrjete sociale.

Futbollisti nga Zhegra i vetëm e mposhti Manchester Unitedin, duke i shënuar dy gola për vetëm shtatë minuta.

Dy golat e Shaqirit kanë bërë që Liverpooli sërish të marrë kreun e Premierligës.

Shaqiri ka postuar një foto në Instagram nga festa e tij pas golit të parë, ku ka shkruar “Ne jemi Liverpooli”.

27-vjeçari deri tani ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime në 13 paraqitje në Premierligë për Liverpoolin këtë stinor.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë #XS23 #LFC #weareliverpool ë

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on