Barcelona e deklason Levanten, mban kreun, Messi realizon hat-trick

Sport December 16, 2018 - 22:57
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona ka marrë fitore të thellë 5-0 simysafir ndaj Levantes në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga.

Me këtë fitore Barcelona mbetet në krye të tabelës me 34 pikë, ndërsa Levante në pozitën e tetë me 22 pikë, raporton Gazeta Express.

Luis Suarez shënoi golin e parë në minutën e 35, në minutën e 43’ ishte ylli argjentinas Lionel Messi që shënoi për 2-0.

Përsëri ishte Messi që shënoi për 3-0 në minutën e 47’ në pjesën e dytë, kurse në minutën e 60, Messi e kompletoi hat-trickun e tij në këtë ndeshje.

Gerard Pique u kujdes për rezultatin final 5-0 në minutën e 88’.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës katalunase është kundër Celta Vigos, kurse ‘Lakuriqët’ udhëtojnë te Rayo Vallecano.