Shaqiri ia fiton Liverpoolit derbin ndaj Unitedit

Sport December 16, 2018 - 18:50
Detajet

Liverpooli ka shënuar një fitore të rëndësishme 3:1 në derbin e Anglisë ndaj Manchester Unitedit, shkruan zeri.info

Më meritori për këtë fitore të vendasve padyshim që ishte Xherdan Shaqiri, i cili realizoi dy gola pas inkuadrimit të tij si zëvendësues në pjesën e dytë.

Sadio Mane shënoi golin e parë të ndeshjes, duke ia dhuruar epërsinë Liverpoolit në minutën e 24-të.

Ndërkohë, “djajtë e kuq” arritën që ta barazonin rezultatin përmes Jesse Lingard (33’), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Vendasit dominuan tërësisht në pjesën e dytë, por nuk arrinin dot ta gjenin golin.

E për t’ia dhuruar fitoren e madhe vendasve u përkujdes mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 70-të dhe arriti të shënojë dy gola.

Shaqiri së pari realizoi në minutën e 73-të, kurse golin e dytë e gjeti në minutën e 80-të.

Falë kësaj fitoreje, Liverpooli vazhdon të mbajë kreun e Premierligës me 45 pikë, një më shumë sesa Manchester City, që gjendet në vendin e dytë./Zëri