A do të shkojë te Interi apo Milani? Flet De Paul

A do të shkojë te Interi apo Milani? Flet De Paul

Sport dhjetor 16, 2018 - 13:12
Detajet

Futbollisti i Udineses, Rodrigo de Paul ka injoruar thashethemet që e lidhin atë me një transferim te Milani apo Interi, duke thënë se është i përqendruar te klubi i tij.

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar gjashtë gola këtë edicion në Serie A, duke luajtur kryesisht si sulmues i majtë.

Sidoqoftë, De Paul, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me Udinesen, ka thënë se e ka mendjen vetëm tek ekipi i tij.

“A do të doja që të luaja për Interin? Epo, të gjithë e dinë se ‘San Siro’ është një stadium historik, por unë jam i përqendruar te Udinese. Unë kam mundur të largohem gjatë afatit kalimtar të verës, por qëndrova dhe rinovova kontratën”, u shpreh ai./Zëri