Edhe Ronaldo duhet të pushojë

Sport December 16, 2018 - 12:57
Detajet

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon pas fitores minimale 1:0 ndaj Torinos, derisa e pranon se do ta pushojë yllin portugez në njërën prej sfidave të ardhshme, transmeton zeri.info

Ronaldo shënoi golin e vetëm ndaj Torinos, derisa Allegri e përshkroi portugezin si një profesionist të vërtetë.

“Ronaldo është një profesionist i madh. Ai i jep rëndësi të madhe detajeve. Kjo është arsyeja se pse ai është gjithmonë në formë”, deklaroi Allegri.

“Por, unë tashmë i kam thënë se ai do të mungojë në njërën prej ndeshjeve të ardhshme ndaj Romës, Atalantas apo Sampdorias”, shtoi ndër të tjera strategu italian./Zëri