Triumfojnë Lakers e Thunder

Sport December 16, 2018 - 12:38
Detajet

LA Lakers ka shënuar fitore në udhëtim te Charlotte Hornets me rezultatin 128:100, transmeton zeri.info

Mysafirët ishin superior ndaj Hornets dhe fitorja e tyre nuk u vu asnjëherë në dyshim.

LeBron James ishte më meritori në këtë fitore të Lakers, duke realizuar një dyshifror te trefishtë. James realizoi 24 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, derisa kontribuoi edhe JaVale McGee me 19 pikë dhe 6 kërcime.

Ndërkohë, te Hornets më i dalluari ishte Malik Monk me 19 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.

Fitores i është gëzuar edhe Oklahoma City Thunder në shtëpi ndaj LA Clippers me rezultatin 110:104. Paul George me 33 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime dhe Jerami Grant me 18 pikë, 4 kërcime dhe 1 asistim shkëlqyen për vendasit. Derisa te mysafirët më të dalluarit ishin Danilo Gallinari me 28 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime dhe Tobias Harris me 22 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistim.

Rezultatet: Charlotte – LA Lakers 100:128, Detroit – Boston 113:104, Memphis – Houston  97:105, San Antonio – Chicago 93:98, Oklahoma – LA Clippers 110:104, Phoenix – Minnesota 107:99.