Tifozët e Partizanit të Beogradit sulmojnë gjyqtarin anësor, shikoni pamjet

Sport December 15, 2018 - 23:20
Lexo detajet!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në superligën serbe.

E gjithë situata ndodhi në ndeshjen mes FK Partizan dhe Macva Sabac, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 0:0, rezultat që u ndikua edhe nga kushtet e rënduara të fushës, pasi fusha ishte e mbuluar nga bora.

Tifozët e Partizanit të Beogradit e kanë shfrytëzuar borën e madhe për ta sulmuar gjyqtarin anësor të këtij takimi.

Ata me topa bore e kanë sulmuar gjyqtarin nga tribunat, për ta ndërprerë ndeshjen për disa qaste.

Shikoni pamjet më poshtë: