Werderi mundet në udhëtim, ja çka bëri Milot Rashica

Sport December 15, 2018 - 21:15
Lexo detajet!

Werder Bremeni nuk ka arritur të kthehet me ndonjë pikë nga ndeshja në udhëtim te Borussia Dortmundi.

Lideri i Bundesligas vazhdoi ecurinë mbreslënëse me fitoren e shënuar sot, në ‘Signal Iduna Park’, transmeton Insporti

Verdhezinjtë fituan jo me lehtësi, ndaj Werderit të Milot Rashicës, që luajti titullar në këtë takim.

Goli i parë erdhi në minutën e 19′, kur për 1:0 realizoi Paco Alcacer.

Epërsinë e Dortmundit e dyfishoi anësori Marco Reus, kur realizoi në minutën e 27-të.

Werderi arriti që ta ngushtojë epërsinë me anë të sulmuesit e Max Kruse, që realizoi për 2:1, e në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtar.

Rashica në këtë ndeshje luajti për 73 minuta, duke u vlerësuar me notën 6.6.

Borussia Dortmundi pas kësaj fitore kryeson si lider me 39 pikë, pas 15 ndeshjeve. 

Image