Haxhi Krasniqi vjen me një urim emocionues për Ushtrinë e Kosovës

Sport December 14, 2018 - 16:49
Detajet

Kosova zyrtarisht është bërë me Ushtri.

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi e ka uruar formimin e Ushtrisë përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i tij:

Urime Ushtria Kosovë! Urime Populli im

Si fëmijë në kohen e luftës kam pas shumë idol jetësor, e ata kanë qenë Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit Baca Adem dhe e mbarë Familja Legjendare Jashari, faleminderit edhe të gjithë Dëshmorëve të tjerë dhe Familjeve të tyre, faleminderit Amerikë, faleminderit Nëna Shqipëri, faleminderit Gjermani dhe faleminderit të gjithë miqve të popullit Shqiptar që sot e kemi Ushtrinë tonë dhe nuk jemi më të rrezikuar në tokat tona, që i banojmë me qindra shekuj.