Ronaldo do të paguajë një gjobë të majme, për të shmangur 2 vite burg

Sport December 14, 2018 - 15:08
Detajet

Cristiano Ronaldo duket se do të paguajë gjobën e majme për ti shpëtuar burgut 2-vjeçar. Ylli Juventusit akuzohet për evazion fiskal gjatë kohës që luante për Realin e Madridit.

34-vjeçari sipas mediave spanjolle do të paguajë gjobën e majme prej 375 mijë eurosh.

Ndërkohë Ronaldo ka arritur më 6 gusht një marrëveshje me shtetin spanjoll për pagesën e një gjobe prej 13.4 milionë eurosh, për të mbyllur përfundimisht çështjen e evazionit.

Ndërsa tani është thirrur për tu përballur me procesin penal, që vijon ende.

Gjithsesi, nuk pritet të ketë probleme të mëtejshme për CR7, i cili ka dhe akuza të tjera nga SHBA, për dhunë seksuale ndaj Kathryn Mayorgan.

Edhe pse ka pasur këto akuza në jetën private, Ronaldo po kalon një formë mjaft të mirë te Juventusi. Ai ka shënuar 11 gola për Juventusin duke u përshtatur mjaft mirë me skuadrën e re.