Harden, i jashtëzakonshëm në fitoren e Rockets

Sport December 14, 2018 - 11:00
Detajet

Houston Rockets ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj LA Lakers me rezultatin 126:111, transmeton zeri.info

Rockets e filluan mjaft mirë takimin, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 62:56. çereku i tretë i takoi mysafirëve, të cilën e mbyllën me rezultatin 32:28.

Ndërsa, në çerekun e fundit vendasit ishin superior dhe e mbyllën me rezultatin 36:23. James Harden ishte i pandalshëm në fitoren e vendasve, duke shënuar plot 50 pikë, derisa kontribuoi gjithashtu edhe me 11 asistime dhe 10 kërcime, duke e kompletuar dyshifrorin e trefishtë.

Ndërkohë, për Rockets u dallua gjithashtu edhe Clint Capela, i cili realizoi 16 pikë, 14 kërcime dhe 1 asistim. Te Lakers më të dalluarit ishin LeBron James me 29 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime dhe Kyle Kuzma me 24 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime.

Rezultatet: Houston – LA Lakers 126:111, San Antonio – LA Clippers 125:87, Orlando – Chicago 97:91, Phoenix – Dallas 99:89.