Majlinda Kelmendi: Për këtë ditë, i kam refuzuar milionat e shteteve të botës

Sport December 14, 2018 - 09:50
Lexo detajet!

Majlinda Kelmendi ka qenë protagonistja kryesore në shënimin e katër vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në KON.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar katër vjetorin e pranimit në shtëpinë më të madhe të sportit, në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, e cila me suksesin e saj bëri që zëri i Kosovës të dëgjohet në gjithë botën, ka thënë se ka refuzuar miliona nga shtetet e ndryshme, për të përjetuar këtë ndjenjë.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur, fakti që kam mundur të bëj diçka për vendin tim më bën të lumtur”.

”Kam refuzuar miliona, kam refuzuar oferta nga shtete të ndryshme vetëm për të qenë këtu dhe për të përjetuar këtë ndjenjë. Jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu dhe ndoshta jam protagonistja kryesore për pranimin e KOK në KON”, ka thënë Majlinda për Insporti, përcjell ‘lajmi.net’.

Viti 2018 ka qenë i vështirë për Majlinda Kelmendin, që ka vuajtur shumë lëndime, por që është kthyer fuqishëm, për të shënuar sukses të madh në dy Grand Prix. /Lajmi.net

Image